Vrasja në Gjilan, babai dyshohet të jetë dorasi e i biri viktima

Një person dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj për rastin e rëndë. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Ndërkohë, mediat lokale kanë raportuar se i dyshuari për vrasjen mund të jetë babai i viktimës. Megjithatë, kjo rrethanë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia

Motivi i mundshëm dhe rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Leave a Comment