Regjisori dhe aktori Hervin Çuli ka dalë në mbrojtje të Klaudia Mikeli-Hilës, bashkëshortes së kompozitorit Adi Hila, pas shpërndarjes së videove që pretendohet se e përfshijnë atë në situata intime. Çuli ka shprehur shqetësimin e tij për këtë situatë të ndjeshme, duke kërkuar që materialet të mos shpërndahen më.
Çuli, në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, thekson se e njeh Klaudian prej rinisë dhe se ka qenë mik i çiftit që nga koha kur ata studionin në Akademinë e Arteve. Ai shpreh keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon që të respektohet privatësia e saj.
“Lëreni të qetë Klaudia Mikeli-Hilën!” është një nga thirrjet e tij më të forta, duke theksuar se është e papranueshme që ajo të jetë në qendër të këtij skandali. Çuli ka ndjekur nga afër marrëdhënien e çiftit dhe e vlerëson atë si një lidhje të fortë.
Regjisori gjithashtu vlerëson karrierën e Adi Hilës, por shpreh një qëndrim të prerë ndaj akuzave se videot janë regjistruar pa pëlqimin e personave të tjerë. Ai thekson se kjo është një shkelje e rëndë dhe se duhet të ketë pasojat e saj ligjore.
“Krimi i tij është xhirimi i intimiteteve pa konsensusin e partnereve. Kjo është gijotina e tij për të cilën duhet gjykuar dhe duhet të japë llogari,” shkruan Çuli, duke e bërë të qartë se rrethanat e regjistrimit të materialeve janë ende në hetim.
Çuli gjithashtu kundërshton spekulimet që kanë shoqëruar videot, duke sqaruar se personat që kanë shkuar në studion e kompozitorit e kanë bërë këtë me dëshirën e tyre dhe jo për shkak të ndonjë shkëmbimi interesash. Ai thekson se është e rëndësishme të respektohet vendimi i individëve për jetën e tyre private.