Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje intrigante në Instagram, ku trajton një temë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në këtë video, Kaderi hedh dritë mbi fenomenin e meshkujve që preferojnë të lidhen me gra më të moshuara dhe financiarisht të fuqishme, të njohura si “sugar mommies”. Kjo temë ka ngjallur interes të madh dhe diskutime të shumta.
“M’mbyt kurioziteti me ditë për ato meshkuj që shkojnë me sugar mommy qysh ndihen… Se ju meshkujt çdo herë flisni veç për femra, e kësaj here unë po flas për juve… Thjesht jom kurioze me ditë qysh m’ju thirrë juve që shkoni me sugar mommye?”, shprehet ajo në video, duke e bërë këtë çështje edhe më interesante.

Postimi i Kaderit ka marrë një vëmendje të shtuar, veçanërisht për shkak të kontekstit të tij. Vetëm disa ditë më parë, emisioni “Prive By LS” raportoi se ish-partneri i saj, Lumbardh Salihu, ka filluar një lidhje të re me një grua austriake, e cila është 17 vjet më e madhe se ai.
Kjo përputhje kohore ka bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë videon e Kaderit si një reagim të mundshëm ndaj lajmeve për ish-partnerin e saj, duke shtuar kështu intrigën rreth situatës.