Zbulohet data se kur do filloj Big Brother VIP Kosova – zbulohen detajet e para të edicionit të pestë

Big Brother VIP Kosova 5 do të rikthehet në ekran më 30 tetor, ndërsa ky edicion pritet të sjellë ndryshime që nga nata e parë e spektaklit.

Sipas njoftimit zyrtar, për herë të parë, mbi 20 banorë do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë që në natën e parë.

“Për herë të parë, mbi 20 banorë do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë që në natën e parë të spektaklit”, thuhet në njoftimin e BBVK-së.

Organizatorët kanë bërë të ditur se për këtë sezon është përzgjedhur një kast i larmishëm, me emra nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të tjera të jetës publike.

Leave a Comment