Vdes kryetari i një nëndege të PDK-së

Ka ndërruar jetë Bashkim Krasniqi, kryetar i nëndegës së PDK-së “Kongresi i Manastirit” në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një mesazhi ngushëllimi.

Hoxhaj ka vlerësuar të ndjerin si një njeri të përkushtuar ndaj angazhimit politik dhe çështjeve kombëtare, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në organizimin dhe forcimin e strukturave të partisë në terren.

Ai tha se humbja e Bashkim Krasniqit është një boshllëk i madh për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan”, ka shkruar Hoxhaj.

Leave a Comment