Dizajneri Valdrin Sahiti, i cili për disa prime ka qenë edhe opinionist në “Big Brother VIP Kosova”, nuk ka bërë një reagim të drejtpërdrejtë lidhur me videot intime të Adrian Hilës dhe emrat e njohur të skenës muzikore që janë përmendur në këtë rast.
Në vend të një deklarate për këtë çështje, Valdrini ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke ndezur zjarrin për ngrohje në shtëpi.
Publikimi është bërë pikërisht në kohën kur skandali po diskutohet gjerësisht, shkruan “Kosovarja”.
Mbetet e paqartë nëse publikimi i tij ka ndonjë lidhje me zhvillimet e fundit apo është thjesht një moment i zakonshëm nga përditshmëria e tij.
