Kushtrimi Kelani dhe Aurora Rrusta u shfaqën për herë të parë publikisht si çift i martuar në një event hapës në një qendër tregtare në Prishtinë.
Ata bënë një dasmë madhështore me plot të ftuar, përfshirë figura të njohura dhe kolegë nga Big Brother VIP Kosova.
Gjatë një prononcimi, çifti u pyet gjithashtu për dasmën e cila mori vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht Benita për shkak të ngjyrës së fustanit në dasmën e tyre.
E pyetur për këtë çështje dhe për aludimet në rrjetet sociale se Benita ua kishte prishur dasmën, Aurora falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen, përfshirë edhe Benitën.
“Për krejt mysafirët që kanë gjetë kohë me ardhë po ashtu edhe Benita faleminderit shumë, jena kënaq tepër shumë”, ka deklaruar Aurora.