Tensione te “Qemal Stafa”, protestuesit përplasen me policinë; disa të shoqëruar

Një grup protestuesish është përplasur me efektivët e policisë pranë shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Tensione mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar paraditen e sotme pranë shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Një grup protestuesish është ndalur pranë shkollës në momentin kur aty po këndohej himni kombëtar, në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor.

Policia ka ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit dhe gjatë ndërhyrjes ka pasur edhe konfrontime mes tyre dhe efektivëve.

Në operacion janë përfshirë forca të Policisë, efektivë të “Shqiponjave” dhe të FNSH-së, të cilët i kanë zhvendosur protestuesit në drejtim të rrethrrotullimit të Zogut të Zi.

Tensione te “Qemal Stafa”, protestuesit përplasen me

Pasi grupi është zhvendosur në këtë zonë, policia ka kërkuar përmes megafonit lirimin e rrugës.

“Lironi rrugën”, ka qenë thirrja e përsëritur nga efektivët.

Pak çaste më vonë, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa prej protestuesve.

Protesta ka sjellë probleme edhe në qarkullimin rrugor në zonën e Zogut të Zi, një nga nyjet kryesore të trafikut në Tiranë.

Leave a Comment