Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, këshilla

Mjeku Agron Islamaj për lexuesit e “Shëndet+” jep disa këshilla që vlejnë të ndiqen për të minimizuar sëmundjet e enëve të gjakut të trurit.

E rëndësishme është shmangia e faktorëve që çojnë në këto sëmundje, si:

  • qëndrimi ulur për një kohë të gjatë apo jeta sedentare,
  • mbipesha,
  • përdorimi i duhanit,
  • përdorimi i alkoolit,
  • përdorimi i ushqimeve të  tepërta etj.
  • Duhet të shmangim ndryshimet e mëdha të temperaturës nga të ftohtët në të nxehtë dhe anasjelltas, sepse edhe këto ndikojmë, madje ne e kemi vënë re gjatë studimeve të ndryshme dhe rasteve praktike që këto sëmundje ndodhin kur ka diferenca të mëdha temperature, sidomos zëniet e enëve të gjakut të trurit, ndërsa përsa i përket hemorragjive apo gjakderdhjeve, ato vijnë si rezultat i ngrënieve të tepërta, sepse kjo shoqërohet me rritje të tensionit ose me çrregullim të ritmeve të zemrës.
  • Ajo çka këshillohet është rritja e aktivitetit fizik, marrja me sport, ecje në natyrë, në ajër të pastër, shmangia sa të jetë e mundur e streseve etj.

Leave a Comment