Reagon ish-trajneri i FC Drenicës, Tahir Lushtaku, për gjendjen në klub. Publikon borxhet aktuale të FC Drenicës.

Kush e shkatërroi KF Drenicën?
Kush e solli këtë kolaps në KF Drenicë?
Kush e zhyti KF Drenicën në borxhe?
Kush ua mundësoi këtyre njerëzve të bëhen pjesë e klubit dhe ta sjellin KF Drenicën në krizë totale?

KF Drenica është klubi i qytetit, i sportistëve, i tifozëve dhe i të gjithë atyre që e duan dhe e përkrahin me zemër.

KF Drenica është mbi të gjithë!

Pse nuk del askush të japë llogari për situatën në të cilën ndodhet klubi ynë i zemrës?
Pse po heshtni?

Tash për tash, kaq.

Herën tjetër, shumë shpejt, do të dal me fakte se çfarë i ka ndodhur këtij klubi, kush ka përfituar në mënyra të pista, kush janë përgjegjësit dhe kush ua ka mundësuar këtyre njerëzve të bëhen pjesë e KF Drenicës, për këto 4 vite, nga 1 korriku 2022 e deri më sot, në fillim të korrikut 2026.

Koha e heshtjes ka kaluar. Koha që e vërteta të dalë në shesh sapo ka filluar.

KF Drenica mbi të gjithë! ❤️🖤

Leave a Comment