Publikohen pamjet nga operacioni për rastin e përgjimeve në Sky ECC, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar gjatë aksionit të zhvilluar në kuadër të hetimeve në rastin e njohur me emrin “White Star”, të martën në disa lokacione.

Gazeta Insjaderi ka raportuar ekskluzivisht se të arrestuar kanë mbetur: Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku.

Policia e Kosov ka publikuar edhe video nga operacioni i zhvilluar paraditen e sotme në disa komuna të Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, operacioni policior është realizuar nga Policia e Kosovës dhe ka përfshirë disa lokacione si në; Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore.

Pesë (5) personat janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale:

· pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;

· blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova relevante dhe pasuri të specifikuara duke përfshirë:

· 6 armë;

· 5 karikatorë;

· Lëndë narkotike e llojit kokainë 9.67 gr;

· Fara mbjellëse të llojit marihuanë 35,18 gr;

· 239 fishekë 239;

· 25 telefona 25 ;

· 7595 para të gatshme në euro;

· 10 automjete dhe 1 motoçikletë;

· 10 kompjuterë;

· 13 USB dhe 1 DVR;

· 16 ora dore etj.

Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës. Pjesëtarë të këtyre insitucioneve, së bashku me prokurorin e rastit kanë monitoruar operacionin policior nga vendi i ngjarjes.

Leave a Comment