Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për të mёrkurёn, më 24.06.2026.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e datës sё sotme.
Qytetarët që kanë ankesa mund t’i adresojnë në konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit 0800 11000.
Krahasuar me ditёn e djeshme, më 23.06.2026, çmimi i naftës ka qenë 1.38 euro për litër, pra për një cent më shtrenjtë se sot. E çmimi i benzinës ka qenё 1.33 euro pёr litёr, pёr njё cent mё lirё se sot.