Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Vezir (Ramush) Hazirajn, i lindur më 21 shtator 1997, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orroberdë të Istogut.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 7 gushtit 2026, ndërsa i dyshuari po kërkohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari konsiderohet person i armatosur.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion lidhur me vendndodhjen e tij që ta njoftojnë menjëherë organet e rendit.
Policia poashtu ka apeluar që qytetarët të mos ndërhyjnë vetë në rast se e lokalizojnë të dyshuarin, por të kontaktojnë policinë.
Ndërkohë, Vezir Haziraj është lajmëruar nga arratia përmes videove në rrjetin social TikTok, ku ka deklaruar se plagosjen e ka kryer për vetëmbrojtje.
“E bëra për vetëmbrojtje”, ka deklaruar Haziraj në postimin e tij, ndërsa ka pretenduar se nuk do të dorëzohet për shkak të, siç ka thënë ai, mungesës së drejtësisë./Insajderi