Policia e Kosovës shpall në kërkim Blerina Malokun, ja për çfarë dyshohet

Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur në kërkim Blerina Malokun.

Sipas njoftimit, ajo dyshohet se, duke vepruar si bashkëkryerëse, ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Personi i kërkuar është Blerina Maloku, e lindur më 21.02.2004, shqiptare/kosovare, me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Policia ka publikuar të dhënat e saj në bazë të autorizimit të Prokurorisë, ndërsa kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e saj.

Leave a Comment