Polici që u suspendua nga pushteti i VV-së se nuk pranoi të gënjente, ka qenë ish-ushtar i UÇK-së – ishte mbrojtje e afërt e Albin Kurtit

Rreshteri i Policisë së Kosovës dhe pjesëtar i Mbrojtjes së Afërt të Kryeministrit Albin Kurti, Gëzim Millaku, është suspenduar nga detyra.

Sipas burimeve, suspendimi i tij lidhet me raportin e përpiluar pas ngjarjes së 31 janarit 2025, ku Millaku kishte deklaruar se Sami Lushtaku nuk kishte tentuar ta sulmonte eskortën e Policisë së Kosovës.

Deri në momentin e suspendimit, Millaku ishte pjesë e ekipit të sigurisë së Kryeministrit Kurti.

Ai ka një përvojë të gjatë në Policinë e Kosovës dhe ndër vite ka qenë përgjegjës për sigurinë e afërt të pothuajse të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendit.

Millaku njihet gjithashtu si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Leave a Comment