Peticioni për Murat Jasharin President, Sadriu-Hamiti: Jam e bindur që është nismë e…

Profesoresha universitare, Vjosa Sadriu-Hamiti ka folur lidhur me peticionin e nisur me kërkesën që Murat Jashari të përfshihet në garën për President.Ajo u shpreh e bindur se kjo është një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo thirrje, unë jam 99 për qind e bindur, për të mos thënë 100 për qind, që është nismë e Vetëvendosjes, që kinse të rritet presioni ndaj familjes Jashari”.

“Familja Jashari edhe kur është përmendur doli që nuk kanë biseduar fillimisht me ta hiç, tek pasi filloi të bëhet më i pranueshëm edhe tek partitë opozitare, sigurisht që të gjithë treguan pajtueshmëri me të parën, atëherë kur shkoi Albin Kurti në 12 të natës në odat e tyre për të biseduar dhe të nesërmen dolën ata dhe thanë se nuk bëhen pjesë e politikës së përditshme. Unë jam e bindur që është nismë e Vetëvendosjes”, tha ajo në KlanKosova.

Leave a Comment