Përveç sëpatës, çfarë tjetër gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt?

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe një sëpatë në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, kontrolli është kryer të dielën mbrëma, më 25 tetor, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Albert Sylaj dyshohet se të dielën mbrëma e vrau me sëpatë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, disa minuta pasi ajo ishte kthyer nga stacioni policor.

I dyshuari vazhdon të jetë në kërkim të Policisë së Kosovës.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për informacione që mund të ndihmojnë në lokalizimin dhe arrestimin e tij/Insajderi.org

Leave a Comment