PDK dhe Aleanca sërish bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë së Kosovës.

Kësaj radhe, atyre u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të PDK-së nga komuna e Skënderajt dhe Istogut.

Ata kanë shkuar në orët e mëngjesit para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen.

Ndryshe, edhe gjatë javëve të kaluara, deputetët e kësaj partie kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë.

Leave a Comment