Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta.
Gjatë ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për zhvillimin e vranësirave konvektive, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshje lokale shiu . Nuk përjashtohet mundësia që reshjet të jenë të shkurtra dhe lokalisht të shoqërohen me erëra të përforcuara.
Temperaturat:
• Minimale: 12–17°C
• Maksimale: 28–34°C