OVL-UÇK reagon ndaj fotografisë së Dimal Bashës: Përdhosi Deklaratën e Pavarësisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, e në të cilën në prapavijë shihet Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e vendosur në dysheme, pas divanit.

Në reagimin e saj në Facebook, OVL-UÇK e ka cilësuar fotografinë si “rrëfim politik”, duke thënë se dokumenti i shtetësisë së Kosovës është përdhosur.

“Fotografia nga zyra e Dimal Bashës është rrëfim politik. Deklarata e Pavarësisë, e vulosur me sakrificë, gjak, burgime, mërgim dhe luftë, përdhoset nga ministri i Qeverisë Kurti. Basha nuk ka bërë thjesht një gabim protokollar. Ka shpërfaqur një vazhdimësi”, shkroi OVL-UÇK.

Në reagim përmendet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilët OVL e UÇK-së thotë se kanë normalizuar armiqësinë ndaj themeleve të Republikës.

Leave a Comment