Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon pa rezervë gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj Ramush Haradinajt, Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Në reagim theksohet se “thirrjet publike për dhunë janë akte kriminale. Ato godasin sigurinë publike, rendin kushtetues dhe vetë vlerat mbi të cilat u ngritën liria dhe shtetësia e Kosovës”.
“Përgëzojmë Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës për punën e shpejtë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Ky veprim tani kërkon një proces ligjor po aq të rreptë, pa asnjë hapësirë për kompromis.
Çdo kërcënim i tillë duhet të përballet me gjithë forcën e ligjit.