Olluri: LDK është në situatën më të dhimbshme – nuk shihet e ardhme e ndritur në atë parti, kushdo që e merr

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lidhja Demokratike e Kosovë është në gjendje të dhimbshme.

Ai ka thënë se kryetari Lumir Abdixhiku nuk ka ditur që të menaxhojë situatën me nën-grupet brenda LDK-së.

Tutje, ka thënë se Abdixhiku do të duhej të jepte dorëheqje.

Por, ai tha se as në grupin tjetër nuk ka figurë politike që do e shpëtojë LDK-në.

Sipas Ollurit në LDK nuk shihet një e ardhme e ndritur, kushdo që e merr pozitën e kryetarit.

“LDK-ja është situatën më të dhimbshme të mundshme, është keq me pa ashtu. Kur ka qenë në garë Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa, në sondazhe ka pasur pritje që Isa Mustafa ka me rrit LDK-në. Në vitin 2021 është pritur që kryetari ri ka me rrit LDK-në. Mendoj që Abdixhiku nuk ka ditur me i menaxhu nëngrupet brenda partisë”, ka thënë ai.

Leave a Comment