Nuk u mbijetoi plagëve të rënda, vdes 46-vjeçari nga Malisheva pas vetaksidentit tragjik

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 46-vjeçari nga Malisheva, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në një vetaksident trafiku disa ditë më parë.

Bëhet fjalë për Bajram Thaqin, 46-vjeçar nga fshati Shkarashnik, i cili ishte përfshirë në një vetaksident trafiku, ku vetura me të cilën po udhëtonte ishte përplasur me një shtyllë betoni.

Pas aksidentit, Thaqi ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për media drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Leave a Comment