Nis rrënimi i objekteve në Ujman, shtatë vikendica u urdhëruan të lirohen

Në pjesën e liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut, sot ka nisur rrënimi i disa objekteve.

Lajmin për KoSSev e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se policia po asiston gjatë aksionit të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ende nuk është konfirmuar se sa objekte janë përfshirë në aksion dhe sa prej tyre janë rrënuar deri tani.

Kërkesat për lirimin e pronës ishin dërguar në gusht.

Pronarëve të shtatë vikendicave në këtë zonë u ishin dorëzuar më 12 gusht kërkesa për lirimin e pronës. Vikendicat ishin vulosur dhe rrethuar me shirit më 23 korrik, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në dokumentet e publikuara thuhej se objektet ishin ndërtuar pa leje në tokë të cilën ministria e konsideron pronë të saj, ndërsa pronarëve u ishte dhënë afat prej dhjetë ditësh për lirimin e saj.

Sipas dokumenteve, mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve e kryejnë inspektorët përkatës, ndërsa Policia e Kosovës ofron asistencë sipas nevojës dhe me kërkesë të institucioneve.

Leave a Comment