Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Drenasi

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas, kanë njoftuar me pikëllim për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musa Mehani.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i veteranëve të luftës në Drenas, Enver Hakdari.

Sipas njoftimit, i ndjeri iu ishte përgjigjur kushtrimit për luftë duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së, ku kishte dhënë kontribut të çmuar për atdheun.

Për një periudhë kohore, Musa Mehani kishte jetuar dhe punuar në Gjermani, duke iu përkushtuar familjes. Ai përshkruhet si njeri fjalëpak, por me zemër të madhe.

Në këto momente të vështira, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas u kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Musa Mehanin.

Leave a Comment