Mustafa kritikon Ramën: Po eksperimenton me qytetarët, pas tre vjetësh i mbledh plaçkat për Londër

Ish-kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka shtruar pyetjen se ‘’pse po ngushtohet rruga Ilir Konushevci te Xhamia e Llapit’’.

Mustafa, ka kritikuar udhëheqjen komunale të Prishtinës, duke thënë se, këta të fundit ‘’nuk kanë të drejtë të eksperimentojnë’’ me qytetarët, dhe se këta të fundit, kanë të drejtë të protestojnë.

Madje për Përparim Ramën, Mustafa tha: Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë  e tyre i lënë të bllokuar banorët.

Leave a Comment