Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka mbështetur deputetin e LDK-së, Ermal Sadiku, për qëndrimin e tij dhe për propozimin që Hashim Thaçi të votohet President i Republikës së Kosovës.

Lushtaku tha se Sadiku ka nënshkrimet e të gjithë deputetëve të PDK-së.

“E mbështes plotësisht këtë qëndrim. Deputeti Sadiku e ka nënshkrimin tim, si dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të PDK-së. Respekt për qëndrimin dhe për dinjitetin e lartë kombëtar që përfaqëson deputeti Ermal Sadiku”, tha ai.

Leave a Comment