Ky është polici që mbeti i lënduar në aksidentin e djeshëm në Malishevë

Një aksident i ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Podujevë shkaktoi lëndime tek pesë persona.

Në mesin e të lënduarve ishte një zyrtar policor, i cili u lëndua përgjatë orarit të punës. Gazeta Insajderi ka mësuar se zyrtari policor i lënduar është Altin Kryeziu.

Kryeziu u godit nga njëra prej automjeteve, e cila doli nga rruga dhe e goditi atë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se zyrtari policor u dërgua dje për trajtim mjekësor.

Për trajtim mjekësor u dërguan edhe katër persona të tjerë.

Në një medium lokal u publikuan edhe pamjet e aksidentit. /Insajderi.org/

https://www.facebook.com/share/r/1D4thZ49nx/

 

Leave a Comment