Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pas përplasjeve të fundit mes këtij të fundit dhe ish-kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës, Dardan Krasniqi. Peci në një postim përmendi edhe Haradinajn.
Xhemaili e ka shoqëruar reagimin e tij me gjestin e gishtit të mesit.
“Bira ma e mbrame e kavallit je”, ka shkruar Xhemaili.
Ai ka thënë se çështjen e Pecit ia kanë lënë medias, ndërsa ka kritikuar edhe partinë që ai drejton, duke e cilësuar si parti me tre anëtarë, të cilët i ka quajtur “analfabetë”.
“Ti je përfaqësuesi ma i denjë i kësaj kaste të mazhorancës”, tha ai.
Reagimi i plotë:
“Faton Peci 🖕
Bira ma e mrame e kavallit je. Çështjen tonde ja kemi lone medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale.
Ik tash kryetar i një partie me 3 anëtarë, të tre analfabetë.
Ti je përfaqësuesi ma i denjë i kësaj kaste të mazhorancës, një shpi budallë.
E keqja ma e madhe është që përpos që jeni budallë, jeni antikombëtarë e hajna.
Zyrat i kemi ma të mira, jemi dyfishu e shpejt e dërgojmë në shtëpi secilin si ti e si kasta juaj.”