Kurti prezanton dy ofertat që ia bëri Abdixhikut në këmbim të presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, për çështjen e presidentit.

Kurti në një prononcim për media ka deklaruar se i ka bërë ofertë që të bëhej zëvendës i tij, pra zëvendëskryeministër. Po ashtu, tha se ia ka propozuar edhe t’i ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.

“Fillimisht ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me VV-në dhe partnerët e tjerë që i kemi ne, ta këtë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendësi im të bëhet Abdixhiku”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu ai tha se propozimi i dytë ishte edhe posti i kryetarit të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari do të ishte nga LDK-ja dhe do të vazhdohej qeverisja. Ju e keni dëgjuar edhe deklarimin e zëvendëskryeministrit të parë, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se unë tërhiqem nëse do të kemi ndonjë figurë koncensuale”, tha më tej Kurti. /Insajderi.org/

Leave a Comment