Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
I pyetur për rezultatin e takimit, Kurti bëri të ditur se ende nuk është arritur një marrëveshje mes dy palëve.
“Nuk kemi lajme derisa s’kemi marrëveshje”, deklaroi ai.
Takimi i së mërkurës ishte i dyti me radhë ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut, pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, në të cilin Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë.