Konjufca: I kemi emrat për president, nuk mund t’i bëj publikë para negociatave me LDK-në

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e tij i ka emrat e propozuar për president të Kosovës.

Konjufca ka thënë se emrat nuk mund të bëhen publikë në këtë fazë, pasi, sipas tij, kjo do ta humbte kuptimin e procesit të negociimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne i kemi emrat për president. Nuk mund ta them, pasi s’ka kuptim pastaj negocimi me LDK-në”, ka deklaruar Konjufca, përcjell Insajderi.

Leave a Comment