PDK hyn në këtë garë me një listë të përbërë nga 110 personalitete nga fusha të ndryshme, të prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

Mbi 50 për qind e listës përbëhet nga kandidatë të rinj, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të reja.

PDK synon të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat e vendit dhe të sigurojë një përfaqësim të denjë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.