Këto janë dy motrat nga Kamenica që humbën jetën tragjikisht në aksident fatal në Gjermani

Janë identifikuar viktimat nga Topanica e Kamenicës që humbën jetën në një aksident fatal trafiku në Gjermani.

Bëhet fjalë për dy motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe.

Familjarët kanë publikuar fotografi të të ndjerave, ndërsa dhimbja për humbjen e tyre është e papërshkrueshme.

“Herët na ikët, o engjëjt e axhës, Erza dhe Aulona. Allahu iu gradoftë me Xhenet. Me gëzim ju pritëm për pushim dhe për të shkuar në dasmën e Bardhit, por nuk paska qenë e shkruar. Do të na mungoni shumë”, thuhet në postimin prekës të një familjari të tyre.

Sipas një mediumi gjerman, në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.

Ndërsa sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë.

Screenshot

Leave a Comment