Këto janë çmimet tavan të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot.

Nafta është shtrenjëtuar për një cent. Poashtu edhe benzina dhe gasi janë shtrenjëtuar për një cent.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.69 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.50 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër.

 

Leave a Comment