Këta janë 41 deputetët që dhanë nënshkrimet për inicimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama ka njoftuar se së bashku me 40 ligjvënës të tjerë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Rama ka bërë me dije se deri më tani nuk është proceduar me dorëzimin zyrtar për shkak të paqartësive lidhur me mundësine e shpërndarjes së kuvendit.

“Në rast se kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se lufta jonë për liri dhe vlerat që ajo përfaqëson meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit”, ka shkruar mes tjerash ai.

Leave a Comment