Endrit Thaçi është një nga personazhet e përfolura të këtyre ditëve.
Ai është në krye të protestave, ndërsa videot me prezencën e tij janë publikuar me të madhe në rrjet.
Endriti, pak kohë më parë, para verdiktit të Gjykatës Speciale, ishte i ftuar në një podcast me Grida Dumën. Gjatë intervistës, ai kishte folur edhe për mënyrën se si e imagjinonte kthimin e babait të tij, ish-presidentit Hashim Thaçi, në shtëpi, shkruan “Kosovarja”.

Në atë rast, Endriti ishte përgjigjur: “Si hero që kthehet në tokën e tij, në shtetin që e ka shpallur të pavarur dhe sovran”.
Deklarata ishte bërë gjatë bisedës së tij në podcast me Grida Dumën, në një kohë kur ende nuk ishte dhënë verdikti i Gjykatës Speciale.