Karim Adeyemi pritet të largohet nga Borussia Dortmundi.
Bisedimet me dribluesin Karim Adeyemi (24) në lidhje me një zgjatje të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027, kanë vazhduar prej muajsh.
Edhe një herë, negociatat kanë ngecur dhe edhe një herë, përveç një page më të lartë, diskutimi përqendrohet në një klauzolë lirimi.
Më parë është përfolur se reperja nga Kosova, Loredana e cila është edhe gruaja e tij kishte shtyrë atë për t’u larguar nga Dortmundi dhe për t’u zhvendosur në një nga qytetet e mëdha evropiane, por që doli të jetë e pavërtetë.
Adeyemi, këtë sezon ka bërë 37 paraqitje me Dortmundin ku shënoi 10 gola dhe 5 asistime.