Studime të ndryshme japin rezultate të përziera mbi ndikimin e IA-së në tregun e punës. Disa kërkime sugjerojnë se profesionet më të ekspozuara ndaj automatizimit, si zhvillimi i softuerëve, kanë pësuar rënie të punësimit, ndërsa studime të tjera argumentojnë se kjo prirje kishte nisur edhe përpara shfaqjes së ChatGPT.
Megjithatë, një analizë e The Economist tregon se të diplomuarit në fusha si shkencat kompjuterike dhe inxhinieria kompjuterike kanë pësuar rënie shumë më të madhe të punësimit krahasuar me degët më pak të ekspozuara ndaj IA-së.
Ndryshimet po reflektohen edhe në zgjedhjet e studentëve. Regjistrimet në programet e shkencave kompjuterike dhe programimit kanë rënë ndjeshëm, ndërsa vetë natyra e punës po transformohet. Të diplomuarit po kalojnë më pak kohë duke shkruar kod dhe më shumë duke projektuar, koordinuar dhe menaxhuar sisteme softuerike.
Ekspertët theksojnë se megjithëse tranzicioni është sfidues, përshtatja me teknologjitë e reja mbetet thelbësore për suksesin në tregun e ardhshëm të punës.