Ilir Deda për Abdixhikun: LDK-ja është shumë e përçarë, mënyra si po e menaxhon partinë lë për të dëshiruar

Analisti politik, Ilir Deda, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me çështjen e presidentit dhe qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së kundër marrëveshjes së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, me Albin Kurtin.

Deda ka thënë se kjo situatë tregon se LDK-ja është shumë e përçarë dhe, sipas tij, mënyra se si Abdixhiku po e menaxhon partinë lë shumë për të dëshiruar.

“Kjo tregon që partia është shumë e përçarë dhe s’ka kohezion të brendshëm”, ka deklaruar Deda në FROTAL të T7.

“Mënyra se si po e menaxhon partinë, lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Deda.

Leave a Comment