Hysni Mehani reagon pas lirimit të Sami Lushtakut: Sulmet tinzare me banda nuk do të fitojnë mbi mua

Hysni Mehani ka reaguar menjëherë pas lirimit të Sami Lushtakut, duke deklaruar se është mirë dhe më i fortë se kurrë.

Përmes një reagimi në FB, ai falënderoi të gjithë për mbështetjen, ndërsa tha se e ka të pamundur t’u përgjigjet secilit veç e veç.

“Të dashur miq, unë jam mirë dhe më i fortë se çdo herë. E kam të pamundur me ju përgjigjë secilit, por ju falënderoj secilin”, ka shkruar Mehani.

Ai ka komentuar edhe sulmet ndaj tij, duke thënë se ato nuk do ta ndalin.

“Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin dhe asnjëherë nuk do të fitojnë mbi mua. Deri në frymën e fundit”, ka deklaruar Mehani.

Leave a Comment