Lutfi Haziri, tha se LDK ka kërkuar mbajtjen e seancës konstituive sonte, deri në ora 00:00.
Sipas tij qëndrimi i LDK-së lidhet me ruajtjen e frymës dhe germës së Kushtetutës, si dhe standardeve institucionale të ndërtuara ndër vite.
“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora 00:00, në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve tona në Kosovë, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në historinë tonë politike. Edhe sot, edhe asaj dite, besojmë se duhet të vazhdojmë të jemi gardianë të Republikës”, tha Haziri.