Haxhiu për vendimin e Speciales: Duhet të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit dhe aktualisht ushtrues e detyrës së Presidentit në një intervistë ekskluzive në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se fokusi duhet të jetë te përgatitja që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

”Sepse kjo në thelb prek UÇK-në”, ka thënë ajo.

Më tej ajo është shprehur se pas këtij vendimi të gjykatës ”është shumë e rëndësishme të ketë një strategji shtetërore”.

Leave a Comment