Haradinaj kujton ish-luftëtarin e UÇK-së, Avni Elezajn: Trim e sypatrembur, përgjithmonë në kujtesën tonë!

Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Avni Elezajn, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Elezajn trim e sypatrembur i cili sipas tij qëndroi i palëkundur në rrugën drejt lirisë së atdheut.

”Avniun do ta kujtoj përherë si luftëtar trim e sypatrembur, që qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë dhe të atdheut.

Përgjithmonë në kujtesën tonë, Avni Elezaj!”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Gjatë luftës për liri, në frontet e luftës pata pranë vetes shumë djem të zotë e trima, të pathyeshëm dhe të gatshëm deri në vetëflijim për çlirimin e atdheut. Shumë prej tyre i humbëm në fushëbetejë, e shumë të tjerë i humbëm pas lirisë.

Avniun do ta kujtoj përherë si luftëtar trim e sypatrembur, që qëndroi i palëkundur në rrugën e lirisë dhe të atdheut.

Përgjithmonë në kujtesën tonë, Avni Elezaj!

Leave a Comment