Gjykata shpall fajtor Xhelal Sveçën për hedhjen e gazit lotsjellës

Gjykata ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi.

Lartësia e dënimit shpallet në një seancë tjetër.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar që Sveçla të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Prokurori Avni Namani ka deklaruar se provat e administruara gjatë procesit dëshmojnë se Sveçla kishte aktivizuar një bombolë të gazit lotsjellës dhe e kishte hedhur brenda sallës së Kuvendit.

Sipas Prokurorisë, në video-incizimin e seancës shihet momenti i aktivizimit dhe hedhjes së gazit, ndërsa në sallën plenare janë gjetur disa bombola të gazit lotsjellës. Në raportin e vendit të ngjarjes, sipas aktakuzës, janë dokumentuar gjithsej 18 dëshmi materiale.

Leave a Comment