Gjuhë përçarëse, goditje ndaj veprës së UÇK-së, i quan Albulena Haxhiu deklaratat e deputetit Geci

Kryetarja e kuvendit, njëkohësisht edhe ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka dënuar deklaratën e deputetit Fatos Geci.

Haxhiu u shpreh se deklarata e tij është e papranueshme dhe përçarëse.

“Unë ia kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci. Po ashtu, edhe në kërkesën e tij për të replikuar ndaj përfaqësuesit të PDK-së, nuk kam lejuar të bëjë një gjë të tillë. E kam dënuar atë gjuhë. Për mua, ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe është goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Më poshtë mund të dëgjoni deklaratën e plotë.

https://www.facebook.com/watch/?v=26931199489837232

Leave a Comment