Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime

Eshtë gjetur nën rrënojat e godinës trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit të së mërkurës në Elbasan. Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura në mëngjesin e kësaj të enjte, pas disa orësh kërkimesh.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

shtë gjetur nën rrënojat e godinës trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit të së mërkurës në Elbasan. Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura në mëngjesin e kësaj të enjte, pas disa orësh kërkimesh.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Leave a Comment