Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë së tij në Malishevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 prill 2026 rreth orës 15:50, ndërsa viktima është mashkull kosovar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.