Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit

Në një fushë të hapur në Rahovec, një qytetar ka hasur në mbetje mortore, që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike.
Sipas policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore, transmeton Klankosova.tv.

“Rahovec 29.07.2026 – 17:42. Ankuesi mashkull kosovar, njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë të hapur ka vërejtur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut dhe janë sjellë aty nga uji i reshjeve të fundit atmosferike. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Comment