Një moment i veçantë duket se ka kapur vëmendjen e ndjekësve të G-Banit, pasi një fotografi e publikuar në Instagram ka sjellë një valë spekulimesh rreth jetës së tij personale.
Fotografia e re tregon dy duar të kapura, por ajo që tërheq vëmendjen është unaza në dorën e vajzës që ndodhet pranë reperit. Kjo detaj ka bërë që fansat të fillojnë të pyesin nëse reperi ka bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tij.
G-Bani ka zgjedhur të publikojë këtë moment pa asnjë shpjegim, duke lënë hapësirë për interpretim dhe spekulim. Të gjithë janë të etur për të kuptuar më shumë rreth këtij momenti, por reperi ka preferuar të ruajë misterin.
